LIVE UPDATES
Insights

Besa përballë klaneve në arsim!

30 Nëntor 2020, 20:33 Nga DOSJA
Besa përballë klaneve në arsim!

Rifillimi i diskutimit për mësimin online në shkolla rikthyen në vëmendje ish ministren që e sollën protestat e studentëve në krye të dikasterit të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR), Besa Shahinin. Për të mirën e arsimit apo të sajën personalisht ajo iku shpejt, duke lënë të kuptohet ndër të tjera – me veprimet apo mosveprimet e saj, që në Shqipëri jetëgjatësia e drejtimit të dikastereve apo institucioneve në arsim varet nga aftësia për të krijuar klane apo për t’u bërë pjesë e një klani.

Me Besën u morën aq shumë nga nivelet më të ulëta deri tek ato më të larta me apo pa të drejtë kur ata nuk guxuan të merreshin kaq shumë me paraardhësen e saj apo të tjerë ministra të sferave të tjera të qeverisë Rama. Kjo ka një shpjegim të vetëm sepse “ata/ato” e dinin që Besa vinte nga Kosova, paçka karrierës së saj si zv.ministre në MASR, nuk kishte grupazhe, as në institucionin ku drejtonte, as në institucionet e varësisë dhe as në parti. Edhe nëse do të dëshironte t’i krijonte nuk mundej sepse zinxhiri ishte krijuar me kohë dhe forcohej dita –ditës.

“Ata” e dinë mirë që po ta kritikosh hapur edhe një drejtor shkolle, të sulin mbrapa kë të munden dhe jo më po të kritikosh hapur një ministër apo politikan karriere. E dinë që këta të fundit vënë në lëvizje tërë shërbëtoret e tyre (besnik ose jo) dhe në çdo hap i ke mbrapa. Të godasin në çdo formë ku se pret ty dhe familjarët e tu. Besa nuk kishte kë t’u sulte, nuk kishte klane, ndaj “ata” ishin të qetë në këtë pikë.

Përtej gabimeve të saj në drejtimin e dikasterit, duke u marrë shumë me dialektin e saj, të pakët ishin ata që e cilësuan artikulimin e saj shumë të mirë – me terma për një arsim bashkëkohorë që të përcillte se ajo është një njohëse shumë e mirë e politikave dhe strategjive bashkëkohore ne arsim; fliste natyrshëm me një lirshmëri dhe thjeshtësi e cila reflektohej dhe ne stilin e paraqitjes se jashtme. Por për fat te keq këto politika mbetën vetëm në kokën e ish ministres dhe në letrat e shkruara për të mos u vënë në zbatim asnjëherë siç duhet. Kjo edhe për faktin se iu desh te punonte tërësisht me stafin e paraardhëses me te cilën kishin bërë gjëra të vlefshme e të pavlefshme për arsimin, e këto të fundit do t’iu duhej t’i mbronin me fanatizëm edhe përtej dëshirës së Besës.

Ndoshta kjo e shtyu Besën të zgjidhte si moto gjatë marrjes së detyrës: “vazhdimi i rrugës së paraardhëses“, duke mos veçuar pikat e forta të saj për ndjekje, por përzier arritje me mosarritje. Moto që sapo e dëgjon të vjen si sinjal për të fituar më shumë mbështetës, por që realisht në këtë formë i humbet më shumë. Dhe realisht në shumë pika kështu veproi. Kjo mungesë e fuqisë e bëri që të mos e ndalojë edhe atë të keqe që kuptonte dhe dëshironte ta ndalojë. Një prej tyre ishte, mënyra e trajtimit të ankesave apo kërkesave të mësuesve. E informuar apo jo për ankesat qe i drejtoheshin, teknika e trajtimit te tyre mbeti si më parë – “mospërgjigja”.

Përpos, Besa që ta njihte realitetin e arsimit nuk duhet të ndiqte takimet fasadë që i nevojiteshin partisë edhe pse jo të shumta dhe jo të pëlqyeshme nga ajo- sipas medias. Ajo duhet te takonte seriozisht këshillin pedagogjik nëpër shkollat ku shkonte, ”të prekte” vetë realitetet që të mund të ndryshonte. Ndoshta atëherë mund të formonte një grup pune edhe sado pak të konsoliduar dhe serioz që të mund të përballej paksa me klanet. Por këtë nuk e bëri madje mbrojti edhe disa gabime në arsim të cilat u kthyen në jehonë. Kësisoj nuk mund të bënte progres të madh me koston “do vazhdoj rrugën e paraardhëses“.

Ndaj shumë gota u lanë të plasnin në dorën e Besës sepse nuk kishte aq njerëz të besuar që t’i tregonin të vërtetat” apo t’i jepnin këshillat e duhura. Kjo mungesë e fuqisë e bëri që të mos e ndalojë edhe atë të keqe që kuptonte dhe dëshironte ta ndalojë. Ndoshta ikja e Besës ishte edhe një rast shumë specifik që zërat ndryshe në arsim e kudo në Shqipërinë tonë nuk duhen, por Besa nuk njohu ose nuk e pranoi se paku edhe indirekt që në kohën e drejtimit të saj sa e sa padrejtësi janë bërë; disa prej tyre u gatuan më parë dhe u lanë të plasnin kur ajo drejtoi – me justifikimin që “ajo nuk njeh askënd” dhe jep zgjidhje të drejta, por që realisht zgjidhjet i jepte stafi që njihnin këdo dhe bënin çfarë projektohej. Këtë s’duhet ta lejonte Besa që në fillim.

Referuar medias ku thuhej që ajo shpesh debatonte në mbledhjet e qeverisë, ikja e Besës ndër te tjera është një provë, që zërat ndryshe në arsim janë shtypur keqaz ne këtë qeverisje. Por jo vetëm. Këtë e tregojnë tashme edhe zërat e mësuesve qe kanë filluar të dëgjohen aty – këtu, madje edhe pranë portave te shkollave, pikërisht ne këtë fund mandati të dytë te kësaj qeverisje – ndoshta edhe ne ikje, ku frikërat për t’u hakmarrë janë shumë të pakta. Paçka se disa prej këtyre zërave japin panoramën e një gare jargavitjesh duke ëndërruar për t’u projektuar në një vend fitimprurës nëse e djathta merr pushtet. Sikur edhe vete Besa, të ndikonte që zërat e mësuesve të mos “mbylleshin“ ashtu siç ajo dëshironte për veten e saj; sikur vete mësuesit të udhëhiqeshin nga parime dhe virtyte – jo nga interesa te ngushta personale; sikur këto zëra mësuesish që po dëgjohen tashmë, të kishin reaguar që në vitet e para të kësaj qeverisje ku dite pas dite dukshëm arsimi po rrënohej para syve të tyre, ku autoriteti i mësuesit po shkelej brutalisht, ku mësuesit po ktheheshin si kope delesh ne shkolla -një unanimitet të frikshëm në çdo gjë edhe në ato më të mbrapshtat, sot arsimi nuk do të ishte ne këto nivele, sot edhe Besa do të ishte në krye të atij dikasteri me krenari ose e pakta e ikur me krenari se sakrifikoi për të mbrojtur mësuesit. Por edhe pse vonë zërat serioz, kane peshë në raport me ata që edhe në këto kushte po heshtin. Këto zëra duhen dëgjuar e mbështetur.

Madje Besa dashur – padashur ra në vorbullën e hakmarrjes në disa raste duke vërtetuar se në arsim dikush që mendon ndryshe shihet si armik; ai që thotë të vërtetën quhet “i çmendur” madje e paguan me vendin e punës. Kujtoj këtu rastin kur juristja e një institucioni varësie kundërshtoi ministren hapur dhe ajo e “skandalizuar” iu kthye duke i thënë se nuk kishte parë kurrë që punonjësi i MASR të kundërshtonte institucionin ku punonte.

Nëse do të ndryshonte të paktën këtë frymë “Besa jonë” do të ishte një sfidë për arsimin shqiptar. Ndaj shqetësimi i madh për ne me Besën ministre nuk duhet te vihej tek dialekti, por strategjitë e drejtimit të arsimit. Por një gjë është e qartë: – Ish ministrja e ardhur nga Kosova nuk mund të çante përpara edhe nëse strategjitë e përzgjedhura do të ishin efektive, kur çdo ditë do të pengohej në hallkat e një zinxhiri të ndryshkur ne arsim, ku klanet i kanë zënë frymën e lirinë të gjithë aktorëve të arsimit. Këtë Besa e kuptoi vonë dhe ajo çka duhet vlerësuar e pranoi se fundmi. A ka ndryshuar arsimi me ikjen e Besës? Aspak, dukshëm ! Nuk sjell asnjë ndryshim një ministër që vjen në kohë fushate përveçse t’i shërbej fushatës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog besa shahini fitnete gruda besa shahini fitnete gruda

Sondazh

Poll
Insights 30 Nëntor 2020, 09:16

Pikëpyetje të identitetit kombëtar

Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit...

Insights 29 Nëntor 2020, 17:33

Mosnjohja që vjen prej Padijes

– Përdorja –Heqja e vlerësimit nga këshilli aktual i Qarkut për V.Surroin shkakton nji brengosje afatgjatë. Jo pse Surroit po i mohohet nji dekoratë...

Insights 20 Nëntor 2020, 09:36

POPUJ ME KRAHË GURI

Katedralet shpesh rreth kulmeve të tyre kanë statuja engjëjsh prej mermeri apo edhe me gurë të tjerë.Simboli i tyre ka kuptimin e fluturimit të qenies drejt hyj...

Insights 19 Nëntor 2020, 17:02

Iku Veri… se Tirana ka kohë që ka ik…

Unë jam rritur tek 21-shi, të cilin e njohim si “21 dhjetori”. Jam rritur me Qamushin dhe Ver Llapën. Nuk kam qenë tek njerëzit që zbaviteshin me ta. Nuk e di p...

Insights 13 Nëntor 2020, 18:01

“Shtëpia e verdhë” dhe politika e ndyrë!

TIRANË– “Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku...

Insights 13 Nëntor 2020, 11:39

TIRANË- Konferencë për shtyp e kryeministrit dhe ministres, dalje e tri anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe në fund, siç ndodh zakonisht...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?