Showbiz

Besa Kokëdhima me këngë të vjedhur?! ‘Agjenti’ i Aulonës dhe Fatmës i nxjerr prapaskenat, çfarë fshihet pas braktisjes së Këngës Magjike

Duke qenë se vendi ishte kapluar nga zia, ajo ka lënë garën përgjysmë, e dyta pas Linda Halimit e cila e la për arsye të tjera.
Featured image of article: Besa Kokëdhima me këngë të vjedhur?! ‘Agjenti’ i Aulonës dhe Fatmës i nxjerr prapaskenat, çfarë fshihet pas braktisjes së Këngës Magjike Agjenti dhe dy moderatoret

TIRANË– Pas tërmetit të 26-Nëntorit i cili goditi vendin, Besa Kokëdhima e cila konkurronte në “Kënga Magjike” me këngën “Histori” njoftoi në llogarinë e saj në Instagram se e kishte të pamundur të këndonte në netët live. 

Duke qenë se vendi ishte kapluar nga zia, ajo ka lënë garën përgjysmë, e dyta pas Linda Halimit e cila e la për arsye të tjera.

Agjenti 00Thumb në emisionin “ThumbON” hedh dritë për një tjetër arsye. Sipas tij, arsyeja e vërtetë e largimit të Besës është se kënga e saj ishte jo 100% origjinale, muzika ishte inspriruar nga “Dangreous” – Davit Guetta dhe teksti nga Sia – Unstoppable, por e përshtatur mirë në shqip. 

Kështu, Besa e kuptoi në kohë se kishte bërë zgjedhjen e gabuar për të konkurruar në festival me këngë jo origjinale dhe u justifikua në këtë formë.

Marrë nga Ora news

(f.m/dosja.al)

Shto Koment