Showbiz

Bes Kallaku publikon foton e parë me Ajkën në 1-vjetorin e lindjes: Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim (FOTO)

Bes Kallaku ka bërë një dedikim për të bijën, e cila ditën e sotme ka ditëlindjen.
Featured image of article: Bes Kallaku publikon foton e parë me Ajkën në 1-vjetorin e lindjes: Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim (FOTO) Aktori i humorit, Bes Kallaku me familjen e tij.

TIRANË– Për herë të parë, pas një viti Bes kallaku n aka prezantuar me portretin e së bijës, Ajkës. Si sot një vit më parë erdhi në jetë Ajka, vajza e aktorit të humorit dhe e këngëtares Xhensila Myrtezaj. Të gjithë ishim kuriozë për pamjen e saj. Më në fund Besi ka ndarë foton e ëmbël me dedikimin special.

Foto e publikuar nga Xhensila Myrtezaj.

“O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar . Cti bejm qaramanes?

Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’.

U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri.

Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret.

Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen.

Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit.                  

Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt ).

Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje.

Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark”

Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.”- shkruan Bes Kallaku në rrjete sociale.

Postimi i Bes Kallakut në Instagram.

 

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment