Bota

Berlini paralajmëron Londrën: Nëse nuk do të ketë një marrëveshje do të ketë pasoja të rënda në ekonominë britanike

Në një konferencë për shtyp ai është shprehur se nëse nuk arrihet një marrëveshje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë britanike. 
Featured image of article: Berlini paralajmëron Londrën: Nëse nuk do të ketë një marrëveshje do të ketë pasoja të rënda në ekonominë britanike Foto Ilustruese

GJERMANI- Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, ditën e sotme ka paralajmëruar Britaninë e Madhe për pasojat e një dështimi të negociatave me BE-në, mbi një marrëveshje tregtare pas Brexit. Në një konferencë për shtyp ai është shprehur se nëse nuk arrihet një marrëveshje do të ketë pasoja të rënda për ekonominë britanike.

“Një situatë e parregulluar do të kishte pasoja shumë domethënëse për ekonominë britanike”, theksoi ai në një konferencë shtypi, në përfundim të një takimi të ministrave të Financave të BE-së.

Ministri gjerman, tha ndër të tjera se shpresonte që bisedimet me Londrën do të arrijnë një rezultat të mirë. Ndërkohë komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni, gjithashtu i pranishëm në Berlin shtoi: “Ne jemi të përgatitur të merremi me rezultatin e jashtëzakonshëm negativ të këtij diskutimi”, duke shtuar se i takonte Mbretërisë së Bashkuar të “rivendoste besimin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas daljes zyrtare të Britanisë së Madhe nga BE më 31 janar, britanikët dhe Bashkimi Europian filluan negociatat për marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe të sigurisë. Bisedimet kanë ngecur për muaj të tërë dhe marrëveshja tregtare midis palëve, e cila duhet të shmangë rivendosjen e tarifave, duket e vështirë për t’u arritur.

Burimi: DW

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment