Aktualitet

Bërja ‘lëmsh’ e Prokurorisë, vjedhja e parave të Otrantos/ Historitë më të bujshme të mashtruesve shqiptarë (VD)

Historia e Blendi Pilinçit, që duke u hequr si punonjës i shtetit, bëri miliona në prag të vizitës së Papa Vojtilës në Shqipëri, historia e Mimoza Ujkës, me shkollë fillore, që bëri lëmsh prokurorinë e Tiranës duke u hequr si oficere e policisë gjyqësore dhe më tej edhe historitë e saj brilante të mashtrimit në shtetin italian.
Featured image of article: Bërja ‘lëmsh’ e Prokurorisë, vjedhja e parave të Otrantos/ Historitë më të bujshme të mashtruesve shqiptarë (VD) Foto nga dokumetari

Mashtruesit nuk përdorin armët për të arritur qëllimin e tyre. Ata vënë në përdorim mendjen. Dokumentari më i ri i gazetarit Ferdinand Dervishi rindërton historitë e disa prej mashtruesve më të zotë shqiptarë që kanë lidhje me Shqipërinë, të cilët kanë ecur në gjurmët e disa prej mashtruesve më të njohur botërorë.

Dokumentari nis me historinë e një kllouni cirku gjerman, i cili në vitin 1913 për 5 ditë, u vetëshpall Mbret i Shqipërisë. Gjithsesi rastet më interesante që trajtohen në dokumentar i përkasin aktualitetit. Janë historitë e pabesueshme të Kledi Kotes, që me anë të dokumenteve false vdiq e ngjalli njerëz, që paraqiti para gjykatës njerëz të falsifikuar e të tjera, për të nxjerrë nga banka depozitën prej 255 milionësh të një tregtari.

Historia e Blendi Pilinçit, që duke u hequr si punonjës i shtetit, bëri miliona në prag të vizitës së Papa Vojtilës në Shqipëri, historia e Mimoza Ujkës, me shkollë fillore, që bëri lëmsh prokurorinë e Tiranës duke u hequr si oficere e policisë gjyqësore dhe më tej edhe historitë e saj brilante të mashtrimit në shtetin italian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Historia e avokates Natasha Shehu, që vodhi shpërblimet e shtetit italian për familjarët e Tragjedisë së Otrantos të vitit 1997 duke pretenduar se të hollat ja kishte lënë i ati biologjik, ish-kryeministri shqiptar i kohës së komunizmit, Mehmet Shehu, e të tjera.

Burimi: ABC News

Shto Koment