Aktualitet

Koronavirusi/ Sali Berisha: Karantinë është zgjedhur Spitali i Kavajës, kërcënuese për komunitetin

Sipas Berishës, ky është një vendim shumë i gabuar, pasi ky spital nuk ka standarte dhe është krejtësisht jashtë kushteve të nevojshme. Berisha shkruan ndër të tjera se një vendim i tillë është kërcënues për komunitetin pasi nuk mund të bësh karantinë një objekt që ndodhet në një zonë të banuar. 
Featured image of article: Koronavirusi/ Sali Berisha: Karantinë është zgjedhur Spitali i Kavajës, kërcënuese për komunitetin
Përditësuar:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital, ku shkruhet se karantinë për koronavirusin në Shqipëri është zgjedhur spitali i Kavajës. Sipas Berishës, ky është një vendim shumë i gabuar, pasi ky spital nuk ka standarte dhe është krejtësisht jashtë kushteve të nevojshme. Berisha shkruan ndër të tjera se një vendim i tillë është kërcënues për komunitetin pasi nuk mund të bësh karantinë një objekt që ndodhet në një zonë të banuar. 

Lajm i fundit! Bie maska, del fytyra e vertet e Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise! Zgjedhje shume e gabuar e Spitalit te Kavajes per Karantine! Miq, pasi kane mashtruar prej dy javesh se ka krijuar qendren e Karantines por e kane sekret shteteror, vetem sonte sipas qytetarit dixhital kane vendosur qe nje qender e tille te jete spitali i Kavajes, i cili sipas tij eshte krejtesisht jashte çdo standarti dhe pa pajisje! Me kete rast shtoj se zgjedhja e nje spitali te nje qendre te banuar per Karantine eshte i gabuar dhe kercenues per komunitetin. Qendrat e Karantines duhe te jene larg qendrave te banimit ne baza ushtarake apo objekte larg qendrave te banimit dhe me kontrolle dhe rregulla te rrepta levizjesh dhe pamundesi per perhapjen e infeksionit. Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim si nje akt tjeter te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise me pasoja te renda per shendetin e njerezve. Sb. Mirembrema Doktorr, sapo ka mar vendimin Ministra Shendetesise,kan perzgjedh spitalin e Kavajes,per karantine, Doktorr nuk ka kushte spitali Kavajes,per te futur te semurit ne karantin, kan propozu spitalin ton si nje godin te re me te gjitha paisjet nderkoh qe ne ate spital qe nga ardhja e Rames,eshte kthyer ne ambulanc,spital ku nuk punon asnje banjo nuk ka kushte Kavaja, per te futur te semuret ne karantin,dhe per te cilen eshte then eshte larg qendrave te banuara ku aty ka banor sepse eshte lagje shume e madhe.faleminderit!“- shkruan Berisha në statusin e tij.

Alarmi për koronavirusin ka përfshirë edhe Shqipërinë, pas dy viktimave që janë shënuar në Itali. Në Portin e Durrësit janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet për tragetet që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë, ndërsa vetëm në fundjavë kanë hyrë 2 tragete me 446 pasagjerë. Mjeku Indrit Kalaja, përgjegjës për karantinën e vendosur në këtë port, ka bërë me dije se janë bërë të gjitha kontrollet dhe pasagjerët nuk kanë patur lidhje me vatrat e infektuara. Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2345 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë disa ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Koronavirusi/ Sali Berisha: Karantinë është zgjedhur Spitali i Kavajës, kërcënuese për komunitetin

  1. Saliu eshte nje ish krm dhe nje ish mjek.Ka bere aqe shume deme ne sistemin sanitar shqitar dhe ka zhdukur nga faqja e dheut aqe shume persona, saqe koronavirus do te quhej rrufe. Do bej mire te kthej parate e vjedhura bashke me pjellat e veta biologjike dhe politike, ne menyre qe drejtusat aktuale te viber virusologjise t’i perdorin. Te zente koronavirus o kriminel i kombit shqiptar.

Shto Koment