Politike

Tërmeti/ Berisha denoncon me emra: Kryetari i Qendrës Administrative në Bubq dhe deputeti Rrahman Rraja vjedhin ndihmat e banorëve

Beirsha denoncon se në zonën e Fushë-Krujës po vidhen ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti i i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Featured image of article: Tërmeti/ Berisha denoncon me emra: Kryetari i Qendrës Administrative në Bubq dhe deputeti Rrahman Rraja vjedhin ndihmat e banorëve Sali Berisha

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në zonën Fushë-Krujës zyrtarët kanë vjedhur ndihmat për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Berisha denoncon se në vjedhje janë përfshirë Qemal Daci, kreu i njësisë administrative Bubq, dhe Anila Baku nëndrejtoreshë e shkollës në Fushë-Krujë. Në denoncimin që ka publikuar Berisha thuhet se në Nikël deputeti Rrahman Rraja ka marrë me qera një magazinë për ndihmat, të cilat merrem nga një person me emrin Bari Koci e shiten në treg.

Denoncimi i plotë

Denoncohet vjedhja e ndihmave humanitare per te demtuarit nga termeti dhe mbrojtja e hajnave zyrtare nga narkoqeveria! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb prsh Zoti Berisha duhet te denonconi kete hajduteri te ndihmava ne magazinat ne fushe kruje.bubq dhe ne nikel. kryetari i qendres administrative bubq Qemal daci nje ish kasap ose tregtar i lopeve te vjedhura qe sot ka tjetersuar pronat shteterore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj ne shtepi por shkarkimin e tij e ndali z Brace qe ishte i pranishem ne zonen bubq. ne fushe kruje ndihmat jane palestra e shkolles 9 vjecare ku me shperndarjen merret nendrejtoresha e shkolles Anila baku e Lsi bashkeshorte e Astrtit bakut ish drejtor burgjesh etj kjo ju jep nga 2 badanie e njerzit firmosin per 10 badanie e nje liste te pa e marr te plote me ushqime.ndihmat ne veshmbathje te reja jane derguar per shitje ne treg kjo me ndihmen e punonjesit te bashkis Naim loci kusheri i administratorit fushe kruje z ilir loci. ne nikel deputeti z Rrahman rraja ka marre me qera nje magazin shtetasit myslym karaj e ndihmat merren nga shtetasi bari koci e shiten te shumica market ne tapiz e lutfi topallit kurse rrobat ju jepen romeve per treg. me dijeni te kry te njesise administrative nikel Z besnik deliu. pra vjedhje e hapur e ndihmave keta jane fakte te pakundershtueshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohen nga firmat e ndërtimit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment