LIVE UPDATES
Politike

Berisha sërish në krye të PD? Nishani zbërthen deklaratën e ish-kryeministrit

14 Qershor 2021, 20:02 Nga DOSJA
Berisha sërish në krye të PD? Nishani zbërthen

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë se e lexon deklaratën e liderit historik të PD, Sali Berisha jo një paralajmërim për rikthimin në krye të partisë por një thirrje për të ndryshuar.

“Pretendoj se e njoh z. Berisha pasi kam qenë bashkëpunëtor i afërt i tij, në këtë kontekst do t’u thosha që ta kuptonin në thelb deklaratën e z. Berisha duke u thënë që PD është shumë keq dhe duhet të ndryshuar, nëse nuk e ndryshoni atëherë do të bëjë unë një sforco”, tha z. Nishani.

Sipas tij, z. Berisha arriti që të ringrihej pas ngjarjeve të vitit 1997 kur bashkë  me PD prekën fundin por tha se nuk e shikon si të mundshëm një rikthim të tij në zgjedhjet e vitit 2025 dhe e sheh deklaratën më shumë si një shqetësim për atë që po ndodh brenda PD.

Gjatë intervistës në “Raw Politics”, z. Nishani foli edhe për deklaratën e bërë pak kohë më parë se z. Basha ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të z. Berisha nga DASH. Ai tha se në këtë përfundim ka arritur nisur nga fakti se vetëm tre ditë para se të bëhej publik një fakt i tillë, PD kishte caktuar datën e zgjedhjeve brenda partisë.

Gjithashtu, z. Nishani iu referua dhe një deklarate të z. Kadilli ku shprehej se ai dhe z. Basha e dinin një gjë të tillë që prej shkurtit 2019.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani sali berisha bujar nishani sali berisha

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë