Politike

“Berisha s’duhet të kandidojë më, është kthyer në idhull”/ Genc Ruli e thotë HAPUR: Boll më elita jonë! Ndihmojmë për votat e demokratëve, por jo në elektoratin gri

Genc Ruli shprehet se politikanë të vjetër duhet të mos kandidojnë më për të mundësuar ndërrimin e elitave politike në Shqipëri, edhe pse e ndihmon opozitën me votat e demokratëve, por e penalizon në elektoratun gri.
Featured image of article: “Berisha s’duhet të kandidojë më, është kthyer në idhull”/ Genc Ruli e thotë HAPUR: Boll më elita jonë! Ndihmojmë për votat e demokratëve, por jo në elektoratin gri Genc Ruli

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Genc Ruli ka folur edhe njëherë për procesin e kandidimit për zgjedhjet parlamentare. I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Ruli është shprehur edhe për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin është shprehur se i qëndron deklaratës se nuk duhet të kandidojë më.

Ai shprehet se politikanë të vjetër duhet të mos kandidojnë më për të mundësuar ndërrimin e elitave politike në Shqipëri, edhe pse e ndihmon opozitën me votat e demokratëve, por e penalizon në elektoratun gri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ndyshim nga 2005, ku aksioni im quhet rikthim në PD, se më larguan dhe u riktheva. Unë nuk jam rikthyer, nuk i jam rikthyer politikës. Në 2017 nuk jam përzënë, u dorëhoqa. Dorën në zjarr nuk vë. Unë kam deklaruar vetë që jam dorëhequr. Padyshim pas humbjes isha kritik. Kështu që, edhe me Berishën, unë e kam nisur frazën duke shpjeguar vetëm, kur më është kërkuar për Berishën kam thënë boll më ne, elita jonë. Kemi plot lavdi për t’u prehur në qetësi, Shqipëria ka nevojë etike për të ndërruar elitat. Jemi i vetmi vend ish-komunist me të njëjtën elitë politike. Në Poloni, Hungari, Rumani kanë shkuar breza. E dyta, hyjmë në një votim më të rëndësishëm historik. PD nuk fiton dot vetëm me votat e militantëve të PD, sikundër ka fituar në 2005. Do hyjë të tërheqë vëmendjen e votat e elektoratit gri. Berisha e ndihmon Bashën shumë për votat e demokratëve, tek elektorati gri nuk e tërhiqte. Si një kalkulim, Berisha s’ka pse vesh kostumin e politikanit, është idhull i PD. Rrezaton edhe sikur telefonin të ngrejë. As Basha vetë nuk mjafton. Mendoj që Basha që 2 muaj më parë të ishte portret kolektiv në daljet publike. Secili nga ne kishte segmentin e tij që e tërhiqte ai, por tjetri kishte një segment tjetër. Ma do mendja PD duhet të nxjerrë ekipin kryesues, drejtuesit politik të qarqeve apo kandidatët nr.1. Basha duhet të shkojë të prezantohet me ta. Berisha në 2009 s’ka bërë ndonjë dalje pa 5-6 ministra apo ekipin.”- tha Ruli.

(k/m.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment