Rajoni

Berisha: Raporti i Dick Marty-t është i fabrikuar nga Beogradi, ishte një kurth i ngritur

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri theksoi ky raport ishte një kurth i ngritur nga Serbia.
Featured image of article: Berisha: Raporti i Dick Marty-t është i fabrikuar nga Beogradi, ishte një kurth i ngritur Sali Berisha
Përditësuar:

KOSOVË– Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Berisha tha se kjo gjykatë është ngritur në bazë të raportit të Dick Martyt. Ai tha se e ka kundërshtuar raportin sepse është i fabrikuar nga Beogradi.

“Jo, unë jam kontaktuar kur është ngritur Gjykata. Sepse edhe Kosova edhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje me zyrtarët e gjykatës. Kjo marrëveshje është votuar edhe në Parlamentin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Kam kundërshtuar publikisht raportin e Dick Martyt.Gjykata është ngritur mbi bazën e raportin e Dick Martyt. Dick Marty, e fitoi betejën. Ata që qëndruan prapa e fituan betejën”.

“Unë e kundërshtova raportin e tij, edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, më fjalën time në Asamble e ke aty, e kundërshtova në Parlamentin Evropian e kundërshtova në Këshillin e Evropës. E kundërshtova kudo, si raport i fabrikuar nga Beogradi”.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri theksoi ky raport ishte një kurth i ngritur nga Serbia.

Sipas tij po të kishte ndodhur transplantimi i organeve ashtu siç pretendohet në raportin e senatorit zviceran, do ta ngriste 100 herë në Gjykatën e Hagës.

“Kjo nuk është se zgjidhi problemin. Ai dokument u shtrua në një dokument zyrtar dhe si dokument i tillë u kërkua ngritja e Gjykatës”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I’u kërkua Kosovës. Neve nuk na u kërkua autorizimi për të ngritur gjykatën, na u kërkua autorizime për të bërë hetime në territorin e Shqipërisë aty ku raporti tregonte se janë kryer krime”.

“Dhe unë thashë ku të doni. Ata prunë dy-tre vende. Unë ju thashë jo dy-tre vende, por në të gjithë territorin nga veriu në jug, kontrolloni sepse kisha bindjet e mia se ajo “çështja e organeve” ishte një stisje shumë e ligë, sepse ai përbën krimin më të keq me konventat ndërkombëtare”.

“Dhe kisha bindjen absolute se nuk ka ndodhur transplantimi i organeve. Unë ende vazhdoi ta kem atë bindje. Ky ka qenë një kurth. Kam përdorur edhe argument se nuk e ka ngritur kurrë Millosheviqi në Hagë, dhe po ta dinte Millosheviqi do ta grinte 100 herë”.

Marrë nga KlanKosova 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment