Politike

Berisha publikon MESAZHIN: PS-ja që na dha lekët për vota po na kërcënon se s’u kanë dalë fletët në kuti, na shajnë me rob e me ç’ka kena

Berisha shkruan se banorët në zonën e Gurit të Zi në Shkodër po terrorizohen për lekët që kanë marrë nga Partia Socialiste për të votuar për të.
Featured image of article: Berisha publikon MESAZHIN: PS-ja që na dha lekët për vota po na kërcënon se s’u kanë dalë fletët në kuti, na shajnë me rob e me ç’ka kena Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Në një status në facebook, Berisha shkruan se banorët në zonën e Gurit të Zi në Shkodër po terrorizohen për lekët që kanë marrë nga Partia Socialiste për të votuar për të.

Sipas Berishës, kjo gjë vjen pasi është vërtetuar se në kutitë e votimit nuk kanë dalë votat që pretendoheshin.

Denoncimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndodh edhe kjo në Gurin e Zi, Shkodër! I terrorizojnë për lekët e votave! Sb Prsh. Jam një banor i fshatit Guri Zi Shkoder, të shkruj për një hall. Na kanë ardhë në shpia me zor me na ofru lekë per vota këto të PS, e tash na vijnë me na marrë shpirtin tu na kërcënu se s’u kanë dalë votat. Na vijnë, na shajnë me rob e me çka kena. Na vijnë na thojnë ‘filan deputet ka me ardhë me ju blloku shpitë se s’keni dhanë votën tamam’. A ka kund ndonjë vend me iu anku se në polici i kanë tanë këto vetë e s’kena forcë me i nxjerrë emrat e tyre që t’i marrë shteti e t’i fusin nëpër burgje. S’na lanë rehat njerëzit e Paulin Sterkës, jena ba me lëshu shpiat. Keni 8 vjet që po na rreni me pushtet, po iherë që na erdhi mundësia neve me ju rrejt, pse po hidheni mor bij bushtrash…

(f.m/dosja.al)

2 Komente në “Berisha publikon MESAZHIN: PS-ja që na dha lekët për vota po na kërcënon se s’u kanë dalë fletët në kuti, na shajnë me rob e me ç’ka kena

  1. Keta qe ankohen jane palo njerez. Deri sa blihen dhe shesin veten nuk kane te drejt te ankohen.

    • Keta jane njerez te zgjuar edhe leket I moren edhe votuan ate qe donin

Shto Koment