Politike

Berisha publikon fotot e ndihmave: Ushqime me votë nga Belinda Balluku

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon se Belinda Balluku ka shpërndarë qese me ndihma ushqimore në këmbim të votës.
Featured image of article: Berisha publikon fotot e ndihmave: Ushqime me votë nga Belinda Balluku Belinda Balluku dhe Sali Berisha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim që sipas tij provon blerjen e votave nga Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që denoncon se Belinda Balluku ka shpërndarë qese me ndihma ushqimore në këmbim të votës.

“Ushqime per vote nga Ndrikull Gryksia. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb”,-shkruan Berisha krahas postimit.

POSTIMI I PLOTE:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky nuk është rasti i parë që ministrja Balluku akuzohet për deformim të vullnetit të qytetarëve përmes favoreve. Dje, PD denoncoi se Balluku ka premtuar leje legalizimi për qytetarët e Kombinatit në këmbim të votave.

(f.g./dosja.al)

Shto Koment