Politike

Berisha mesazh Bashës: Të lexojë mirë manifestimin e 2 marsit, qytetarët janë gati t’i përvishen pushtetit

Berisha tha se opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dërguar një mesazh dhe Lulzim Bashës, i cili kritikohet për mënyrën e të bërit opozitë.
Featured image of article: Berisha mesazh Bashës: Të lexojë mirë manifestimin e 2 marsit, qytetarët janë gati t’i përvishen pushtetit Sali Berisha dhe manifestimi i 2 marsit

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në lidhje me manifestimin e Presidentit Ilir Meta, ku opozita e bashkuar e mbështeti. I ftuar në Euronews, Berisha tha se opozita duhet të lexoj mesazhin që dhanë qytetarët duke i dërguar një mesazh dhe Lulzim Bashës, i cili kritikohet për mënyrën e të bërit opozitë.

 “Opozita dhe PD uroj që ta lexojnë mirë mesazhin e mitingut të 2 marsit. Tregoi një revoltë të madhe ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Qytetarët e thjeshtë janë të gatshëm t’i përvishen  uroj që opozita ta lexojë mirë këtë mesazh dhe t’i përgjigjet me një frymë me veprimet e ardhshme”, theksoi Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur se cili ishte roli i PD në këtë tubim të thirrur nga Presidenti, ish-kryeministri tha se është e gjithë meritë e Metës pjesëmarrja. Ndërsa lidhur me faktin se nuk ishte në krah të Bashës, i u shpreh se preferon të qëndrojë në qoshe për shkak të rrezikut të shtypjes nga turma.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment