Politike

Berisha nxjerr mesazhet: Si i lutet Rama Vuçiçit që t’i mundësojë një takim të fshehtë me Macron

Sali Berisha ka publikuar disa mesazhe ku sipas tij kryeministri Rama i lutet Vuçiç-it për t'i mundësuar një takim me Macronin, presidentin e Francës.
Featured image of article: Berisha nxjerr mesazhet: Si i lutet Rama Vuçiçit që t’i mundësojë një takim të fshehtë me Macron Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç
Përditësuar:

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar  disa mesazhe për të cilat shprehet se kryeministri Edi Rama i lutet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiçit që t’i mundësojë një takim me Macron.

“Zografi bis i lutet Vuçiç ti rregullojë një takim të fshehtë në Beograd me Presidentin e Frances Macron, i cili viziton këto dite Serbinë.”, shprehet Berisha. Sipas Berishës pritet që takimi të mbahet i fshehtë.

Mesazhet e publikuara nga Berisha

Kujtojmë që vendimin për hapjen apo jo të negociatave me BE-në, për Shqipërinë pritet të jepet në shtator. Presidenti i Francës Emmanel Macron dhe Franca mesa duket janë kundër hapjes së negociatave për vendimin tonë. Në një shkrim nga agjencia e lajmeve “Reuters”  theksohej se Shqipëria dhe Maqedonia, janë dy ‘viktimat’ e para të skepticizmit të Macron/

J.V/Dosja.al

Shto Koment