Politike

Berisha nxjerr fotot: Djali i deputetit Bujar Çela rreh barbarisht të riun në Lushnje, policia asnjë masë

  • “Çuni im s’ka as llastiqe, jo më pistoletë”, deputeti i PS-së i përgjigjet Berishës
  • Berisha ka denoncuar se djali deputetit Bujar Çela ka rrahur një djalë të ri dhe se policia nuk ka marrë asnjë masë.
    Featured image of article: Berisha nxjerr fotot: Djali i deputetit Bujar Çela rreh barbarisht të riun në Lushnje, policia asnjë masë Foto nga makina e djalit që u dhunua sipas Berishës.

    Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se një djalë i ri nga Lushnja është dhunuar nga Aldo Çela, djali i deputetit Bujar Çela. Sipas Berishës, policia nuk ka marrë asnjë masë për këtë ngjarje.

    Postimi te Berisha: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    E rreh djali i deputetit, narkopolicia mbron agresorin! Viktima largohet nga vendi. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb para disa ditesh bëra një denoncim, disa çuna me rrahën keq,  me lane disa pasoja dhe me thyen dhe xhamin e makinës para komisariatit të Lushnjes. Njëri nga keta është djali i deputetit i cili quhet Aldo Çela djali i bujar Çela dhe shefi i komisariatit. Nuk mori as një masë dhe u detyrova te iki nga Shqipëria se ata dolën para meje nga komisariatit dhe ka nje lokal pa licence ne ne Lushnje qe atje pihet vetem droge. 

    Foto nga makina e djalit që u dhunua sipas Berishës.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment