Politike

Berisha nuk i ndahet Belinda Ballukut: Gjyshi as që e ëndërronte, mbesa shpenzon 200 mijë euro për zyrën luksoze

Berisha tha se qeveria nuk ka marrë masa për përballimin e pandemisë dhe shpenzon para për zyra luksi.
Featured image of article: Berisha nuk i ndahet Belinda Ballukut: Gjyshi as që e ëndërronte, mbesa shpenzon 200 mijë euro për zyrën luksoze Sali Berisha, Belinda Balluku dhe Beqir Balluku

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ka shpenzuar 200 mijë euro për të arreduar zyrën. Gjatë një interviste me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC, Berisha tha se qeveria nuk ka marrë masa për përballimin e pandemisë. 

“Ka vendime për të vjedhur dhjetra milion dollar për inceneratorë, për të ndarë me klientelën qindra milion euro me ata pranë qeverisë. Ka vendime për 200 mijë euro shpenzime për zyrën e ndrikull Ballukut, por jo për pandeminë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjyshi i saj, anëtar i Byrose Politike nuk e shihte në ëndërr që të shpenzonte 50 000 dollar, kurse mbesa krenare shpenzon 200 000 euro për zyrën“, tha Berisha, duke krahasuar gjyshin e Belinda Ballukut, Beqir Balluku me mbesën. 

(f.g./dosja.al)

Shto Koment