LIVE UPDATES
Politike

Berisha ‘non grata’ nga SHBA, Lubonja: Nuk ka të bëjë me demokracinë. Mos vallë është axhenda Trump e ndryshimit të

19 Maj 2021, 20:00 Nga DOSJA
Berisha ‘non grata’ nga SHBA, Lubonja: Nuk ka të bëjë

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka një analizë ndryshe të asaj që ndodhi sot, ku ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Lubonja tha se nëse ky qëndrim i SHBA do kishte ardhur në 96-97 do ishte shumë i kënaqur, pasi do shikonte një mbështetje për demokracinë, por sot sipas tij, kur është një tjetër situatë i duket një lëvizje anakronike.

Për të, nuk ka të bëjë me demokracinë, por është një mbështetje politike që i jepet kryeministrit Edi Rama. Për motivet, ai ka dy hipoteza, njëra prej tyre për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Gjykimet janë gjithmonë kontekstuale dhe të vërtetat, domethënë e gjykojmë si e gjykojmë në një kontekst kohor. Në qoftë se në vitin 1996-1997 kur Berisha bëri vjedhjen e votave, tentoi të ndërtonte një sistem autoritar, do kishte pasur një reagim si ky i sotmi do të isha shumë i kënaqur, i lumtur në kuptimin që kam një mbështetje për demokracinë kurse në kontekstin e sotëm kur është i njëjti Berishë, por tjetër situatë, kur ka një qeveri që më vjedh votën, më kërcënohet demokracia nga një tjetër parti që në atë kohë ishte e persekutuar nga Berisha, më duket një lëvizje anakronike, jashtë kohe. Berisha ka 8 vjet aty. Në qoftë se do ishte i dënueshëm për gjëra do ishte dënuar në 1996, 1997, ndërkohë që është mbështetur. Nuk e hoqën ata, e hoqi populli shqiptar. Ashtu sikurse përsëri u bë kryeministër, u quajt burrë shteti.

Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë shqetësim amerikan për të mbaruar tranzicioni apo mbrojtur demokracinë, unë shikoj një lëvizje politike. Gjëja e parë që unë nuk di, këta amerikanë si i marrin këto vendimet, ta krahasoj dhe me botën. Korrupsion ka bërë dhe Nano e ku di unë, s’kemi parë. Bushi erdhi këtu, burrë shteti i tha Arvizu. Nuk e shoh që ka një memorie institucionale për Berishën. Shoh politika më të çastit. Unë do ngre hipotezën se nuk jam më i informuar. Këtu ka shumë pikëpyetje. Nga pikëpamja ligjore, çdo njeri ka të drejtë, Amerika shtet i së drejtës dhe Alkaponen e dënuan për evazion fiskal. Çdo njeri ka të drejtë të prezumohet i pafajshëm, ç’është kjo pa prova. Nga pikëpamja juridike më duket e dyshimtë. Në parim. Si tek Doshi, si tek Berisha, unë si qytetar shqiptar dhe ata si qytetarë shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë krimesh kanë bërë, kush e akuzon? E akuzon drejtësia shqiptare? Ka një drejtësi, dua të di akuzën dhe gjykatësin që të thotë kjo qëndron, kjo nuk qëndron. Në këtë kuptim e shoh pak problematike.

Më e rëndësishmja ka të bëjë ndërhyrja në politikat shqiptare sot. I qëndroj tezës më mirë tre banda se një bandë. Në qoftë se bëhet fjalë për demokraci në Shqipëri, unë shikoj një rrezik shumë të madh se një parti ka kapur shtetin komplet dhe nuk shoh asnjë ndërhyrje amerikane për këtë. Qartazi kjo është mbështetje për këtë regjim. Ore pse mbështetje për Edi Ramën këta, kur Edi Rama është sot problemi? Si ka mundësi nuk shohin këtë, por shohin atë para 8 vjetëve. Them që kjo nuk ka të bëjë me demokracinë, por me një mbështetje politike që i jepet Edi Ramës. Cilat janë interesat amerikane? Kam dy hipoteza por jo definititve. Njëra hipotezë, interesat me lobingjet që bëhen atje. Pak njerëz po t’i kesh aty se Shqipëria në axhendën amerikane nuk është aq e rëndësishme siç mund të jenë vende të mëdha. mund të jenë lobingje që mbështesin Edi Ramën. Prapë nuk më bind shumë por e ngre si hipotezë. Hipoteza e dytë që më duket më problematike, mos vallë është ajo axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Atëherë në qoftë se është kjo, mos vallë zgjidhja e një çështje kaq të rëndësishme politike, është e tillë që i japim një mbështetje këtij se është një ish-president që ka dalë kundër. T’i japim mbështetje këtij, se e kemi garancinë, lidhjet me Vuçiç janë dhe në këtë mënyrë heqim qafe i japim një goditje këtij personazhi shqetësues. Nuk bindem që kjo është për demokracinë. Për mendimin tim nëse flasim për tranzicion, demokracia është gjithmonë tranzicion dhe do luftosh përditë. Në qoftë se do ndërtosh demokracinë dhe t’i japësh fund tranzicionit, kjo nuk është çështjet emrash por çështje sistemi, oligarkik, një ekonomi kriminale,”- deklaroi Lubonja.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatos lubonja sali berisha shpallet non-grata fatos lubonja sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën