Politike

Berisha: Kërcet kallashi në Velipojë, protagonistë, djali dhe nipi i ish-kryetarit që ka lidhje me Ramën

Sipas ish-kryeministrit, dy persona, djali dhe nipi i ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, kanë qëlluar me kallashnikov drejt dy personave të tjerë, me inicialet E.U.
Featured image of article: Berisha: Kërcet kallashi në Velipojë, protagonistë, djali dhe nipi i ish-kryetarit që ka lidhje me Ramën Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë

SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë në rrjetet sociale. Në një status në rrjetet sociale, Berisha shkruan se vetëm dje, Velipoja është pushtuar nga krisma kallashnikovi.

Sipas ish-kryeministrit, dy persona, djali dhe nipi i ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, kanë qëlluar me kallashnikov drejt dy personave të tjerë, me inicialet E.U.
dhe T.U..

Më tej, Berisha shkruan se pas dy orësh janë liruar dhe që nuk marrë asnjë masë tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bresheri kallashi ne plazhin e Velipojes! Autoret lirohen nga narkopolicia pas dy oresh, kishin lidhje me Edvin Drogen! sb. Pershendetje Zoti Doktor. Dje ne Velipoj Ne Oren 11:20 Dy Persona Djali Dhe Nipi I Ish Kryetarit Te Komunes Se Velipojes Kan Qelluar Me Arm Drejt Dy Shtetasve Te Tjer Bahet Fjal Per E.U dhe T.U Qelluan Me Kallash Uniformat E Policis Erdhen Dhe I Arrestuan Por Per 2 Or I Kan Liru Se E Din Gjith Velipoja Se Ish Kryetari Ka Lidhje Te Forta Me Edvin Kristac Ramen,”- pa përmendur emra. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment