Politike

Berisha hedh akuza të forta ndaj Dvoranit: Ka 100 milionë të pajustifikuara, merr përsipër të ngrejë kurthet e shtetit

  • Berisha rrëfen raportet me Bashën: Më pyet, e këshilloj
  • Betimi i Vorpsit tek noterja, Sali Berisha “zbulon” prapaskenat: Ia diktoi Rama
  • Reforma Zgjedhore, Berisha këshilla opozitës: Qartësoni mendimin
  • Berisha rrëfen çfarë i tha zyrtari i lartë për Ramën: Do më ankohet
  • “U morën 2 vite me të se bashkëjetonte me demokratin”, Berisha mbron Xhaferllarin
  • Berisha tha se Dvorani ka 100 milionë lekë pasuri që nuk i justifikon dhe e quajti si njeriun që ngre kurthet e shtetit.
    Featured image of article: Berisha hedh akuza të forta ndaj Dvoranit: Ka 100 milionë të pajustifikuara, merr përsipër të ngrejë kurthet e shtetit Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë

    TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

    Në një intervistë për Abc News, Berisha tha se Dvorani ka 100 milionë lekë pasuri që nuk i justifikon dhe e quajti si njeriun që ngre kurthet e shtetit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dvorani ka 100 milionë që nuk i justifikon. Ka marrë dhjetra milionë euro. Është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky njëri merr përsipër që të ngrejë kurthet e shtetit. Ka 3 KED të fshira nga Fatmir Xhafaj. Erdhi me një tagër që nuk e meritonte. Pse ça janë ndërkombëtarët, ëngjëj? Unë po them që nuk janë ëngjëj. Ka pasur të korruptuar ndërkombëtarë, që i kanë dënuar qeveritë e tyre. Që ka pasur të korruptuar është 100%”, u shpreh Berisha.   

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment