Politike

Berisha: Genc Ruli është viktimë e mençurisë së tij, nga beteja nuk tërhiqem kurrë

Berisha tha se do të vazhdojë betejën e tij politike dhe asnjëherë nuk do të tërhiqet. Për Genc Rulin ai tha se është një viktimë e mennçurisë së tij.
Featured image of article: Berisha: Genc Ruli është viktimë e mençurisë së tij, nga beteja nuk tërhiqem kurrë Sali Berisha, ish-kryeministër

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Çim Peka live” deklaroi se Genc Ruli, i cili  është pjesë e një komisioni të ngritur në PD për të shqyrtuar propozimet e kandidaturave për deputetë, është viktimë e mençurisë së tij. Berisha tha se ai ngatërron dy gjëra elementare, betejën me karrierën.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, u shpreh Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, ai u përgjigj: “Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment