Politike

Berisha ‘plas bombën’: Gjyqtarë e prokurorë paguajnë 300 mijë € për të kalaur Vetting-un

Ish-kreu i qeverisë ka thënë se drejtuesit e institucioneve të reja janë zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme.
Featured image of article: Berisha ‘plas bombën’: Gjyqtarë e prokurorë paguajnë 300 mijë € për të kalaur Vetting-un Vetting dhe Sali Berisha

TIRANË– Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur sot se Reforma në Drejtësi ka rezultuar një dështim i plotë. Ish-kreu i qeverisë në një intervistë për Euronews, ka thënë se drejtuesit e institucioneve të reja janë zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme.

Reforma në drejtësi ka një dështim të plotë. Institucionet i kanë krerët në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë se SPAK ngrihet jo më pak se 10 prokurorë. Kryetari i KLP duhet ë jetë magjistrat dhe kreu i KED duhet të jetë magjistrat. Asnjëri nuk është. Dvorani ka fshehur 100 milionë dhe është mbajtur ndërsa të tjerët kanë ikur me 15 milionë të pa justifikuara”, deklaroi Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej Berisha bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në procesin e Vetting-ut ka korrupsion dhe shtoi se paguhen deri në 300 mijë euro për të kaluar procesin. Ish-kreu i PD tha se ishte me Presidentin, në luftën e tij me maxhorancën dhe u shpreh se akuzat e Metës qëndrojnë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment