Factcheck

Berisha del blof, ja kush janë “banda e Avdylajve” krah Dakos, emrat një për një (VIDEO)

Në tavolinën e shtruar ku kryebashkiaku Dako shihet teksa konsumon drekë, asnjë prej personave në video nuk është nga Avdylët.

TIRANËNjë ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video kushihej kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në një drekë me shumë persona të tjerë.

Sipas ish-kryeministrit në këtë drekë po festohej ‘krimi elektoral’ pas rizgjedhjes së Dakos si kryetar bashkie në Durrës, pas zgjedhjeve të 2017-s.

Por kush janë vërtet këta persona që ndodhen në tavolinë me Dakon?

Dosja.al ka zbardhur të gjitha emrat e personave që po konsumojnë drekën e cilësuar si festa e ‘krimit elektoral’ nga Berisha dhe rezulton se asnjë prej tyre nuk është me mbiemër Avdyli.

Ata janë të gjithë eksponentë të Partisë Socialiste, zyrtarë në qytetin e Durrësit dhe njëri prej tyre është qytetar i thjeshtë.

Përkatësisht kryebashkiaku Vangjush Dako është ulur mes Ard Çelës drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, dhe Plator Mehmetit drejtor i OSHEE-së në Durrës.

Pas Mehmetit lista e personave vijon si më poshtë:

Jurgis Çyrbja deputet i PS-së

Luan Zaza, kryetar i PS-së

Shpetim Hidri, drejtor i komunales së Bashkisë Durrës

Indrit Kadrimi dhe Ilir Kadrimi, të dy biznesmenë, Sinan Trimi, punonjës administrate. Mes tyre është edhe një qytetar me emrin Flamur Gashi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment