Aktualitet

“Berisha çoi Izet Haxhinë te Fatmiri, i dha informacion që theu besën”/ Flet miku i ngushtë i Azem Hajdarit: Gjithçka nisi pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt

Meçe ka treguar se një ditë para vrasjes Berisha çoi Izet Haxhinë te Fatmir Haklajt, për t'i dhënë një informacion.
Featured image of article: “Berisha çoi Izet Haxhinë te Fatmiri, i dha informacion që theu besën”/ Flet miku i ngushtë i Azem Hajdarit: Gjithçka nisi pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt Arben Meçe

TIRANË- Arben Meçe, një nga miqtë e Azem Hajdarit ka folur në emisionin “Repolitix”  në Report Tv për atë që quhet vrasja e shekullit.

Meçe ka treguar se pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt, Azem Hajdarit zhvilloi një takim në selinë blu me Muharrem Haklajn, të cilit i tha se nuk kishte gisht në vrasjen e të birit. Sipas Meçës, në këtë takim u dha një besëdhënie mes palëve.

“Midis Haklajve dhe Berishës jo vetëm kishte armiqësi por mes tyre u fut edhe vrasja e Shkëlqim Haklajt. Por më pas çështja u ringjall dhe në lojë u fut edhe Azemi. Ai për të hequr barrën nga vetja e tij zhvilloi një takim në selinë blu më 2 shtator me babanë e Haklajve, Muharremin. Azemi i ka thënë se ai nuk ka dorë dhe i ka treguar kasetën se kush kishte lidhjen. Fatmiri kishte dyshimet tek te dy edhe tek Azemi dhe të Berisha për vrasjen. Për të hequr këtë ngarkesë Azemi bën këtë takim me babanë e Haklajve. E gjithë kjo bisedë është marrë vesh pasi selia blu përgjohej. Nga kjo bisedë ishte një besëdhënie mes palëve”, tha Meçe

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, për Meçen thyerja e kësaj bese mund të ishte bërë pas informacionit që Izet Haxhia, personi më i besuar i Sali Berishës i kishte dhënë Fatmir Haklajt një ditë para vrasjes. Meçe shprehet se pikërisht ky informacion të cilin Haxhia duhet ta thotë para grupit hetues ka bërë qe Fatmiri të thyente besën dhe të vriste Hajdarin në selinë blu.

Një ditë para ngjarjes Izet Haxhia i ka dhënë Haklajve shumë informacione. Haklajt goditën Azemin jo se kishte pistoletë por se kishin një informacion që thyente besën mes tyre dhe se kush është ky informacion Izeti duhet të flasë në gjyq. Izeti thotë se skam dorë në vrasjen e Hajdarit, por ka dore në informacionin e dhënë. Këtë duhet ta nxjerrë hetimi. Informacioni i dhënë ka nxjerrë sërish zbuluar Azemin, por jo se ata nuk donin kokën e Berishës, ata i donin të dy. Dirigjenti e dinte mirë informacionin dhe prandaj e shpuri Azemin aty“, tha Meçe.

J.V//Dosja.al

Shto Koment