Politike

Projekti për HEC-in e Skavicës/ ‘Është vendim i vitit 2010!’, ministrja Balluku i përgjigjet Berishës: Kujton se e ka bërë vetë por… (PËRMEND Enver Hoxhën)

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku shkruan se projekti nuk është i tiji megjithatë theksoi se rëndësi ka që ndërtimi i HEC-it do të finalizohet.  
Featured image of article: Projekti për HEC-in e Skavicës/ ‘Është vendim i vitit 2010!’, ministrja Balluku i përgjigjet Berishës: Kujton se e ka bërë vetë por… (PËRMEND Enver Hoxhën) Belinda Balluku dhe Sali Berisha

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka qënë qeveria e tij ajo që ka krijuar projektin për ndërtimin e HEC-it në Skavicë.

Lidhur me prentendimet nuk ka ende një reagim nga kreu i qeverisë, ndërsa Balluku shkruan se projekti nuk është i tiji megjithatë theksoi se rëndësi ka që ndërtimi i HEC-it do të finalizohet.  

“S’merrem kurrë me Qytetarin Dixhital, por më vjen mirë që i ka bërë përshtypjen e merituar Projekti i Skavicës! Ai kujton se e ka bërë vetë në 2010, por të mos mërzitet kaq shumë. Rëndësi ka që Skavica do të bëhet dhe ëndrra e tij dhe e Enverit e mbetur në beze, do të realizohet,”-shkruan Balluku në reagimin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas prezantimit të projektit ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku, Berisha reagoi në rrjetet e tij sociale duke u shprehur se projektin e kishte miratuar në vitin 2010 dhe se pasardhësi i tij e kishte përvetësuar duke marrë edhe meritat.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballikun, kanë dhënë lajmin se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sirtar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment