
AUSTRALI- Një grua në Australi është arrestuar, pasi kishte shpërndarë një video në rrjetet sociale ku u bënte thurrje njerëzve që të dilnin në protestë kundër masasve kufizuese për parandalimine koronavirusit.
Pamjet e publikuara nga mediat e huaja, tregojnë se oficerët prangosin gruan shtatzënë Zoe-Lee Buhler, 28 vjeçe, në shtëpinë e saj, para partnerit dhe fëmijëve të saj. Ndërkohë, gjatë kohës që autoritetet kanë qenë duke i vendosur prangata ajo ja ka nisur të qaj duke u thënë atyre: Nuk e kuptova se po bëja ndonjë gjë të gabuar. Sakaq, zyrtarët e lartë kanë mbrojtur oficerët, duke thënë se ata vepruan siç duhet.
Victoria ka qenë në bllokim që nga korriku pasi ky ishte vendimi që kishte marrë qeveria si një masë që ishte marrë për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Autoritetet kanë vendosur rregullat e qëndrimit në shtëpi dhe një shtetrrethim në Melburn, kryeqyteti i shtetit. Për shkak të izolimit janë mbyllur shumë biznese si dhe janë ndaluar tubimet e mëdha.
Shumë njerëz mbështesin masat, por të tjerët i kundërshtojnë ato, kështu që qeveria ka paralajmruar se kushdo që shkel masat anti-covid dhe kushdo që do të organizojë protesta kundër masave do të arrestohet.
Burimi: BBC
(A.K.dosja.al)