Rajoni

Bëri shqiponjën në një sfilatë në Kosovë/ Flet miss-ja serbe: Politika i vështirëson marrëdhëniet midis dy vendeve

Sakaq ajo ka folur sërish gjatë një interviste në emsionin" Shqipëria Live", ku tregoi edhe arsyet se përse bëri atë veprim. Jovanka ka rrëfyer se këtë gjest e ka bërë për të treguar respekt ndaj njerëzve. Sipas saj është politika ajo që e ka vështirësuar marrëdhënien midis dy vendeve. 
Featured image of article: Bëri shqiponjën në një sfilatë në Kosovë/ Flet miss-ja serbe: Politika i vështirëson marrëdhëniet midis dy vendeve Irina Jovanka,

SERBI-Modelja nga Serbia Irina Jovanka, pjesëmarrëse e “Mis Freedom of the World”, konkurs i bukurisë që u zhvillua në Kosovë, ka tërhequr  vëmendjen e mediave me gjestin që ajo ka bërë një vit më parë ku gjatë sfilatës në Kosovë ka bëri me duar simbolin e shqiponjës dy krenare.

Sakaq ajo ka folur sërish gjatë një interviste në emsionin” Shqipëria Live”, ku tregoi edhe arsyet se përse bëri atë veprim. Jovanka ka rrëfyer se këtë gjest e ka bërë për të treguar respekt ndaj njerëzve. Sipas saj është politika ajo që e ka vështirësuar marrëdhënien midis dy vendeve.

“Kjo është pyetja më e rëndësishme ishte një vendim që e bëra vetë, për të treguar respekt dhe shumë pak njerëz mund të ishin të frikësuar për marrëdhënieve shqiptare dhe serbe, doja tu tregoja anën time më të mirë. Nuk ishte ndonjë gjë e keqe, kishte mesazhe urrejtje në Facebook ose gazetat serbe, por kishte edhe mesazhe pozitive shumë njerëz e shikojnë se serbët janë njerëz normalë, nga Shqipëria Kosova, Zvicra nga e gjithë bota.,”-ka thënë ajo. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu ajo ka treguar dhe herën e parë kur ka shkuar në Kosovë dhe se ka një mikeshë atje. Në lidhje me reagimin e presidentit Aleksandër Vuçiç për veprimin e saj, ajo ka thënë se ai nuk ka folur negativisht, por ndoshta diçka të mund ta ketë thënë.

“Herën e parë isha 17-vjeç kur shkova në Kosovë për fashion week dhe tashmë unë shkoj çdo vit, sepse kam mikeshën time më të mirë që është nga Suhareka e shkojmë për pushime në Brezovicë. Po është pak politika që e vështirëson këtë marrëdhënie e krijon probleme por edhe njerëzit nuk dinë. Kur shkon në Beograd ka njerëz të mirë njësoj si unë. Në fillim me këtë çështjen e Vuçiç nuk është e saktë, sepse ishte thjesht një screenshot nga një person, por nuk është e vërtetë që Vuçiç tha diçka për mua, ndoshta mund të ketë thënë diçka, por diçka të vogël”, tha Irina.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment