Showbiz

Bëri për vete publikun shqiptar, ‘Taramelja’, nisi sot rrugën e dijes, mesazhi i Veliajt: Na bëj krenar

Xhejson, ose i njohur ndryshe “Taramelja”, për publikun është ulur sot në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë, në shkollën “Mihal Grameno”, në Tiranë.
Featured image of article: Bëri për vete publikun shqiptar, ‘Taramelja’, nisi sot rrugën e dijes, mesazhi i Veliajt: Na bëj krenar Xhejson Bafti

TIRANË- Sot 386 mijë nxënës të arsimit parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor 2019-2020. Midis tyre edhe vogëlushi Xhejson Bafti, i cili bëri për vete shqiptarët me të folurën karakteristike  tek “Në kurthin e piter Pan”, teksa nuk shqiptonte dot shkronjën “k”, ka nisur sot rrugën e gjatë të dijes.

Xhejson, ose i njohur ndryshe “Taramelja”, për publikun është ulur sot në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë, në shkollën “Mihal Grameno”, në Tiranë.

 

Taramelja ka marrë edhe vëmendjen e kryebashkiakut Veliaj, i cili shkruan:

“Suksese për klasën e parë Xhejson! — Pas shtëpisë së re, miku ynë i vogël Xhejson Bafti nisi mësimet dhe në shkollën më të rinovuar fare pranë, “Mihal Grameno”, për rastësi dhe lagjja ku jam rritur unë! —- Na bëj krenar tani “talamele””, shkruan Veliaj.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment