Aktualitet

Bëri për spital xhaxhain dhe kushëririn/ Arrestohet 22-vjeçari në Mat, kapet edhe mashtruesi që prezantohej si avokat

Arrestohet 22-vjeçari me iniciale A.D në Mat, i cili ka goditur me sende të forta xhaxhain dhe kushëririn e tij. Po kështu, është arrestuar 30-vjeçari me iniciale A.C, pasi paraqitej si avokat dhe nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një personi.
Featured image of article: Bëri për spital xhaxhain dhe kushëririn/ Arrestohet 22-vjeçari në Mat, kapet edhe mashtruesi që prezantohej si avokat Foto ilustruese

MAT-Policia në Mat ka parandaluar përshkallëzimin e një konfliti në familje. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari A.D  cili ka goditur me sende të forta xhaxhain dhe djalin e këtij të fundit.

Ndërkohë është arrestuar edhe A. C., 30 vjeç, pasi paraqitej si avokat dhe nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një personi.

Njoftimi i Policisë: 

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje. Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, vihet në pranga 22-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment