LIVE UPDATES
Aktualitet

Bëri ‘namin’ me videot në ‘Tik-Tok’, Kapedani: Shija muzikore s’më ndikoi detyrën

15 Nëntor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Bëri ‘namin’ me videot në ‘Tik-Tok’, Kapedani:

TIRANË– Ish-gjyqtarja e Elbasanit, e cila bëri xhiron e rrjetit pas publikimit të videove në “Tik Tok”, Enkeleda Kapedani ka dalë sot para organeve të Vettingut. Mësohet se Kapedani ka zgjedhur të mos mbrohet me avokat, duke u paraqitur e vetme para trupës së Vettingut.  Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i lexoi gjetjet e procesit të vetingut gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, duke theksuar se nuk janë hasur probleme me pasurinë e saj. Ajo rezulton se ka një shtëpi të blerë me kredi, ndërkohë që iu kërkua llogari për përdorimin e një makine që gjyqtarja tha se e ka deklaruar. Blerja e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi në vlerën e 9.5 milionë lekë dhe shitur 32 mijë euro ishte një nga gjetjet e KPK-së.

Top Channel shkruan se Kapedanit iu kërkua shpjegime edhe për shuarjen e dënimit të Viktor Ymerit, për të cilin gjyqtarja solli prova se nuk ishte ajo që kishte ndryshuar dënimin e përjetshëm, por një trupë e vjetër gjyqësore. Kapedani tha se fajtori duhet gjetur tjetër kund, rruga e lirimit të Viktor Ymerit u shtrua nga gjyqtarë të tjerë që hoqën burgun e përjetshëm, duke shtuar se ajo ka zbatuar dispozitat proceduriale.

“Në lidhje me çështjen Viktor Ymeri më keni drejtuar tre pyetje. Dua t’ju sqaroj njëherë e mirë, duke qenë se kjo çështje po më përndjek. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam liruar asnjë të dënuar të përjetshëm. Këtij shtetasi ja ka ndryshuar dënimin e përjetshëm Gjykata e Apelit të Durrësit që ja ktheu në 25 vjet burgim. Kur kjo çështje erdhi tek Enkeleida Kapedani, nga provat që sollën në gjykatë atij i kishin mbetur vetëm 1 muaj e 23 ditë,”- sqaroi ajo.

KPK e pyeti edhe nëse ishte shkelje etike publikimi i disa videove në Tik-Tok dhe Kapedani u shpreh se çështja e etikës i takon KLGJ-së dhe jo vettingut e për rrjedhojë nuk e komentoi fare. Sipas Kapedanit, çdo vendim tjetër ndaj asaj do cënonte procesin e paanshëm. Ajo theksoi se KPK duhet të ndjekë parimin “askush s’mund të gjykohet dy herë”, dhe se sipas saj, një organ tjetër ka marrë vendim në lidhje me këtë çështje.

“KPA vlerëson se çështjet e etikës i takojnë KLGJ-së dhe jo vettingut. ILD ka kërkuar pezullim dhe KLGJ është shprehur se nuk jemi përpara rastit kur gjyqtari ka cënur rëndë figurën e gjyqtarit dhe i ka kthyer pas dosjen ILD ta plotësojë. Ju kujtoj se KLGJ e rrëzoi kërkesën për shkarkimin tim nga detyra. Kërkoj nga ana juaj që sa kohë unë jam e proceduar nga KLGJ dhe kam një masë, s’mund të merret në konsideratë. Më lejoni të flas dhe në anën subjektive. Është fakt që jam një gjyqtare profesioniste, nuk çaloj profesionalisht. Dua t’ju them që persona të pakënaqur nga puna ime u kapën pas jetës sime personale. Në një hark të shkurtër, jeta ime profesionale mori goditje shumë të fortë. Ajo për të cilën punova më përkushtim gjithë jetën, mu kthye kundër. Shpreh bindjen se veshja dhe preferencat muzikore nuk kanë ndikuar në detyrën time dhe ushtrimin e saj me integritet, dinjitet dhe bazuar në ligj. Jam një gjyqtare që nuk bëj kompromis, këta të pakënaqur përdoren jetën time personale dhe ngriten dyshime mbi atë që unë përfaqësoj. Mundi dhe sakrifica, papritur u gjenda përballë një gjyqi popullor me pasoja shumë të rënda për shëndentin tim, karrierën dhe familjen time. Kam vetëm një kërkesë, ju lutem mos më gjykoni për vëshjen dhe muzikën. Kam dhënë prova se jam një gjyqtare e patrembur dhe shërbëtore e ligjit. Fatkeqësisht më ndodhi të jetoj në një shoqëri, ku imorali bën moral”, tha ajo.

Gjithashtu, Kapedani theksoi se i është kërkuar llogari për të pandehurin S.C, me pretendimin se ajo jepte mësim si pedagoge e jashtme në Elbasan ku ishte dekane, kunata e S.C.

“Zotërinj, kur kam trajtuar të pandehurin S.C nuk kam qenë aspak pedagoge e jashtme në Elbasan, por më vonë. Por edhe sikur të kisha qenë, unë s’jam nga Elbasani dhe nuk kisha si ta dija se kush dhe cilët janë lidhjet familjarare të të pandehurve, as në dosje nuk jepen këto të dhëna,”- tha ajo.

Më herët ILDPK-ja ka deklaruar se Kapedani nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj dhe se nuk ka bërë deklarime të sakta.  Kapedani u pezullua nga detyra pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”. Gjyqtarja është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni