Politike

Bëri ‘meacupla’ për sjelljen me mediat, Braçe ‘shpȅrthen’ ndaj kryedemokratit Basha: Skenë më të ndyrȅ se kjo s’ka!

  • Shkullaku: Kur keni qenë në pushtet keni bërë budallallëqe. Basha bën ‘mea culpa’
  • Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se kërkesa e ndjesës nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha ishte sipas tij një skenë shumë e shëmtuar.
    Featured image of article: Bëri ‘meacupla’ për sjelljen me mediat, Braçe ‘shpȅrthen’ ndaj kryedemokratit Basha: Skenë më të ndyrȅ se kjo s’ka! Erion Braçe dhe Lulzim Basha
    Përditësuar:

    TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpȅr ndaj ‘meaculpës’ së kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me sjelljen ndaj mediave në vitet kur ishin në pushtet. 

    Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se kërkesa e ndjesës nga ana e Bashës, ishte sipas tij një skenë shumë e shëmtuar.

    “Patjetër; “Mea Culpa” si për ata të katërt që u pushkátuan në mes të Bulevardit! Patjetër; “Mea Culpa” shlyen çdo krím pushteti! Patjetër, ti i jep një dorë me shpífjen “e vráu ky me çadër në dorë, jo pushteti” apo, “gazetari im u shpuá nga glasa e një zogu, jo nga plùmbi i pùshkës së shtetit”! Skenë më të ndyrë se sa kjo “Mea Culpa” nuk ka!“- shkruan Braçe.

    Reagimi i Braçes

    Gjatë tryezës së sotme për lirinë e medias të organizuar nga opozita, gazetari Armand Shkullaku nuk i ka kursyer krítikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për sjelljen e tyre ndaj mediave kur ishin në pushtet. Nga ana e tij Basha ka bërë ‘meaculpa’ duke siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhë më.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpífje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment