
TORINO-Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar për golin që shënoi në pjesën e parë të sfidës me Juventusin në Torino. Mesfushori me tipare sulmuese kapi në befasi mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”, e cila konsiderohet një nga prapavijat më të forta në Europë.
Në minutën e 19-të të sfidës, prapavija e kampionëve në fuqi të Italisë është në kaos teksa Ferencvaroshi del në kundërsulm të shpejt. Norvegjezi Tokmak Nguen del nga e majta dhe pason për Uzunin, por njëri prej lojtarëve të Juventusit i bën “dhuratë” futbollistit beratas, i cili arrin të mposhtë Huan Kuadradon dhe e prek mjaftueshëm topin për të hapur sfidën.
Goli por edhe festa e tij duke imituar idhullin e tij Cristiano Ronaldo ka bërë bujë në të gjithë mediat. Ndërkohë nga Greqia vjen një artikull interesant. Gazetta.gr ka treguar të shkuarën e lojtarit, i cili më përpara ka punuar si kamarier.
Artikulli i publikuar nga gazetta.gr:
“Një histori e bukur futbolli! 25-vjeçari shqiptar Myrto Uzuni filloi karrierën në Greqinë lokale dhe jetoi e punoi në restorantet e Zakynthos si kamarier.
Idhulli i tij jane Ronaldo dhe Juventusi. Karriera e tij e çoi në Lokomotiva Zagreb, ku bëri paraqitje të mahnitshme kështu që në verë Ferenvaros shpenzoi dy milionë euro për ta blerë atë.
Me paraqitjet e tij në kualifikuese, e dërgoi skuadrën e tij në klubet e Champions League dhe fati e solli në rrugën e skuadrës së preferuar dhe ikonës së tij!
Sot Myrto u gjend para fatit të tij! Në ndeshjen në Torino kundër ′′ Zonjës së Vjeter ′′ shënoi golin e parë te ′′ yjet “!
Dhe si e festoi ai para idhullit të tij? Sikur të ishte ai!
“E.Ç (Dosja.al)