Sport

Bëri epokë me Liverpool në vitet 1970-1990, legjenda e klubit del pozitiv me koronavirus dhe shtrohet në spital

Njeriu që bëri epokë në vitet 70-90, ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe ndodhet në spital që nga dita e mërkurë.
Featured image of article: Bëri epokë me Liverpool në vitet 1970-1990, legjenda e klubit del pozitiv me koronavirus dhe shtrohet në spital Kenny Dalglish

ANGLI- Një tjetër goditje nga koronavirusi e ka pësuar ish-legjenda e Liverpool Kenny Dalglish. Njeriu që bëri epokë në vitet 70-90, ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe ndodhet në spital që nga dita e mërkurë.

Familja e 69 vjeçarit njoftoi se gjendja e tij nuk është aspak kritike, por gjithsesi lajmi ka krijuar ankth tek tifozët e Liverpool, si dhe tek emrat e tjerë të njohur të skuadrës angleze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga Steven Gerrard e Jamie Carragher, për të vazhduar me Henderson, Alisson Becker e të tjerë lojtarë që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për Dalglish. Një mbështetje e fortë ka ardhur edhe nga Federata Skoceze e Futbollit, pasi Dalglish ishte skocez dhe luajti për kombëtaren e vendit të tij.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment