
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për incidentin në Kavajë kur Andi Lila u detyra të largohet nga fusha. I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Rama tha se ngjarja ishte zbadhuar dhe nuk ishte ashtu siç pretendonte Lila, duke i thënë këtij të fundit edhe këshilla për politikën, si ‘i ri’ në këtë fushë.
“S’kam asnjë sekond për të humbur me Kastriot Islamin. Edhe Andi Lilës, i them urime në politikë, por kujdes mos të bësh autogol që ditë e parë, se ke qënë i mirë. Tjetër futbolli që luhet me këmbë, tjetër politika. E kam dëgjuar dhe më thanë që ishte Policia Bashkiake, pastaj kam marrë kryebashkiakun e Kavajës dhe më sqaroi se ishte drejtori i sportit që i kishte thënë largohu. Zmadhimi i ngjarjeve të tilla është qesharak dhe shumë i turpshëm.Nuk ka lidhje me mua, me qeverinë për të persekutuar x apo y. Andi të ketë mbarësi, natyrisht në opozitë se për të fituar do kujtojë të kombëtares, se me PD do të presë gjatë. Zmadhimi i këtyre ngjarjeve nuk është e denjë për një personalitet të tillë. Ai nuk duhet ta lejonte Bashën ta kthente në një ngjarje të tillë,”-tha Rama.
(k.m/dosja.al)