
BERAT– Gjatë 24 orëve të fundit 27 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Berat. Tw prekur kanw rezultuar mësues, dhe punonjës në administratën publike.
Ndër të tjera mësohet se raste te reja janë 3 mësues në shkolla 9 vjeçare, 1 polic në burgun e qytetit, 1 punonjëse bashkie në Berat, 1 punonjës i OSHEE në Skrapar dhe një punonjëse fasonerie.
Ditën e djeshme u konfirmuan 12 viktima dhe 832 raste të reja me virus në vend. Ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur në 18 mijë e 808 të infektuar aktivë dhe 19 mijë e 384 të shëruar.
(A.B)/Dosja.al