
BERAT- Berati është një nga qyetet më të prekura nga koronavirusi në Shqipëri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së fundmi dy mjekë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse.
Të infektuar janë konfirmuar mjeku psikiatër i Spitalit Rajonal të Beratit dhe një mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr.2. Ndërkohë pas konfirmimit të tyre është kryer dezinfektimi i të gjitha ambienteve të Qendrës Shëndetësore Nr.2.
Po ashtu mësohet se është dezinfektuar dhe Spitali Rajonal i Beratit dhe për disa ditë do të qëndrojë i mbyllur edhe kabineti i Neurologjisë.
Sëmundja vdekjeprurëse ka hyrë thellë edhe në shkolla ku ditën e sotme është konfirmuar me koronavirus edhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz. Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 28,432 persona dhe kanë humbur jetën 631 të tjerë.
(A.k.dosja.al)