Aktualitet

Berati me 12 raste të prekur nga COVID-19, virusi “infekton” qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe

Mësohet se gjithë të prekurit kanë qënë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Featured image of article: Berati me 12 raste të prekur nga COVID-19, virusi “infekton” qendrën e fëmijëve me aftësi ndryshe Foto ilustruese

BERAT– Ditën e sotme, qarku i Beratit ka shënuar 12 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 10 prej rasteve kanë pasur kontakte me të infektuar të tjerë me COVID-19.

Ndërsa nga 2 rastet e tjera, një është punonjëse e qendrës “Lira”, që kujdeset për fëmijët me aftësi të veçanta dhe tjetri ka dalë nga spitali rajonal. Mësohet se gjithë të prekurit kanë qënë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Aktualisht ata janë izoluar në banesat e tyre bashkë me familjarët për të shmangur infektime të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme në vend janë shënuar 4 të vdekur dhe 83 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se harta e qyteteve të reja është zgjedhuar, ndërkohë që numri i të prekurve të shtruar në spitalin Infektiv ka shënuar rritje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment