Kulture

Berati hap dyert për muzetë, prezantohet vegla muzikore e hershme

Berati ka hapur dyert e muzeve për turistët ditën e sotme. Këtë vit është prezantuar një vegël e hershme muzikore.

BERAT-Berati ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Kjo ditë shërben për promovimin e etnokulturës së qytetit të Beratit dhe ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e muzeve, si mjet për shkëmbimin kulturor dhe zhvillimin e shoqërisë.

Në këtë sezon, kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ka prezantuar një vegël muzikore Kanuni të hershme të Qerim Fugës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Demo ka theksuar më tej se Berati është gati të presë turistë vendas, të cilët do tqë shikojnë guidën natyrore, si dhe do të vizitojnë muzeumet.  Muzeu është hapur ditën e sotme dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment