Aktualitet

Berat/ Kirurgu i infektuar me COVID-19, niset me urgjencë drejt Tiranës, bëhet keq nga diabeti

40-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të diabetit.
Featured image of article: Berat/ Kirurgu i infektuar me COVID-19, niset me urgjencë drejt Tiranës, bëhet keq nga diabeti Spitali Infektiv

BERAT– Mbyllet për t’u dezinfektuar reparti i Kirurgjisë në Berat. Kjo pasi një prej kirugëve, një 40-vjeçar është infektuar nga pandemia e koronavirusit.

40-vjeçari i identifikuar si Eno Qano është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të diabetit. Ndërkohë të gjithë punonjësit e repartit do t’i nënshtrohen testimit për të parë nëse janë infektuar nga kolegu i tyre.

Nuk dihet ende se ku është infektuar mjeku kirurg. Pritet që rasti i tij të konfirmohet sot në përditësimin e shifrave të COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme u shënuan 6 viktima dhe 101 të infektuar nga koronavirusi. Sipas Ministrisë, incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banorë, ndërsa incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment