Politike

Heqja e mandatit të Ilir Beqajt në Strasburg, Gjykata Ndërkombëtare i dërgon 3 pyetje shtetit shqiptar

Sipas asaj që ka mësuar Dosja.al, Strasburgu i ka dërguar tre pyetje qeverisë shqiptare, ku ndër të tjera e pyet nëse është i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: Heqja e mandatit të Ilir Beqajt në Strasburg, Gjykata Ndërkombëtare i dërgon 3 pyetje shtetit shqiptar Ilir Beqaj, deputet i PS

TIRANË- Gati 8 vite nga nisja e padisë së deputetit Ilir Beqaj në Strasburg, kjo gjykatë i ka dërguar disa pyetje shtetit shqiptar. Gjykata e Strasburgut pyeti shtetin shqiptar për procedurat e ndjekura për heqjen e mandatit të Ilir Beqajt në vitin 2011. Sipas asaj që ka mësuar Dosja.al, Strasburgu i ka dërguar tre pyetje qeverisë shqiptare, ku ndër të tjera e pyet nëse është i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese.

PYETJET E GJYKATËS SË STRASBURGUT

A ishte i ligjshëm vendimi i Parlamentit për të bërë një kërkesë të referimit në Gjykatën Kushtetuese? Në veçanti, ishte vendimi i marrë në përputhje me nenin 78/ 1 të Kushtetutës, siç u interpretua me vendimin nr. 29/2009?

A ishte i parashikueshëm interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të nenit 70/ 3 të Kushtetutës? Palët janë të ftuara të japin informacione mbi sfondin dhe çdo interpretim ose komentim doktrinor për qëllimin dhe zbatimin e nenit 70/3 të Kushtetutës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A dha Gjykata Kushtetuese arsye të mjaftueshme për të gjetur se kërkuesi kishte shkelur kërkesat e nenit 70/3 të Kushtetutës?

Deputeti Ilir Beqaj e fitoi mandatin nga zgjedhjet e vitit 2009, por e humbi në vitin 2011 me akuzën se kishte përfituar fonde publike. Por një vit më vonë deputeti dërgoi çështjen e tij në Gjykatën e Strasburgut, kundër qeverisë që në atë kohë drejtohej nga Sali Berisha. Tashmë pritet përfudnimi i gjykimit të çështjes dhe nëse ish-ministri i Shëndetësisë del fitues do t’i njihen si vite pune dhe do marrë pagat për kohën që nuk e ka ushtruar dot detyrën e deputetit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment