Aktualitet

“Benzi” përplaset me kamionin në Korçë, plagoset pedagogu i Universitetit ‘Fan Noli’, rëndë në spital (Foto+ Emër)

Një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”, ndërsa mësohet se drejtuesi i këtij të fundit është zënë poshtë nga mjeti i tonazhit të rëndë.
Featured image of article: “Benzi” përplaset me kamionin në Korçë, plagoset pedagogu i Universitetit ‘Fan Noli’, rëndë në spital (Foto+ Emër) Në foto, mjeti i aksidentuar dhe kamioni në Korçë

KORÇË- Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjem e sotme në në Korçë. Një kamion është përplasur me një mjet tip “Benz”, ndërsa mësohet se drejtuesi i këtij të fundit është zënë poshtë nga mjeti i tonazhit të rëndë.

Si pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Koço Nasto, drejtues i Benz-it, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime të shumta në trup. Mësohet se i plagosuri është pedagog i Fakultetit të Ekonomikut, në Universitetin e Korçës.

Informacion paraprak:

Korçë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment