VLORË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në rrugën transballkanike në Vlorë. Një makinë tip “Mercedes Benz” ka përplasur një person, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, u shoqërua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa u bë i mundur shoqërimi i drejtuesit të mjetit, i cili shkaktoi aksidentin.
(a.m/dosja.al)