Sport

Benzema flet me nostalgji: Nuk do të vijë më ai sulm që formuam në Madrid

Këtë sezon Reali nuk e ka një treshe ofensive të qëndrueshme. Afrimi i Eden Hazardit nuk rezultoi i duhuri, të paktën deri tani
Featured image of article: Benzema flet me nostalgji: Nuk do të vijë më ai sulm që formuam në Madrid Karim Benzema

Karim Benzema është nostalgjik. Sulmuesi i Realit ka folur për partneritetin e tij të disa viteve më parë me Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Treshja e quajtur “BBC” ishte një nga sulmet më të frikshme në Europë. Bashkë këta tre lojtarë provuan një formë të jashtëzakonshme në “Bernabeu”.

“Nuk e di nëse do të ketë më një treshe si ajo që përjetuam ne, por jam shumë krenar që isha pjesë e saj. Mendoj se ishte një gjë magjike për tifozët”, ka deklaruar Benzema.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë sezon Reali nuk e ka një treshe ofensive të qëndrueshme. Afrimi i Eden Hazardit nuk rezultoi i duhuri, të paktën deri tani. Belgu aktualisht është i dëmtuar, kurse Bale nuk bind.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment