Rajoni

Bënin kërdinë në aeroportin e Greqisë dhe grabisnin valixhet e udhëtarëve, ‘shkatërrohet’ grupi i gjashtë hajdutëve, mes tyre dy shqiptarë

VIDEO
Mediat greke kanë publikuar videon e marrë nga kamerat e sigurisë së aeroportit, se si një shtetas kosovar arrin të marrë një valixhe nga një pasagjer, i cili as nuk kupton se po i vidhet gjëja personale.
Featured image of article: Bënin kërdinë në aeroportin e Greqisë dhe grabisnin valixhet e udhëtarëve, ‘shkatërrohet’ grupi i gjashtë hajdutëve, mes tyre dy shqiptarë Vjedhje ne aeroport

GREQI– Policia greke ka vënë në pranga gjashtë shtetas pasi vidhnin pasagjerët në aeroportin ‘Eleftheros Fenizelos’ në Athinë.

Mediat greke kanë publikuar videon e marrë nga kamerat e sigurisë së aeroportit, se si një shtetas kosovar arrin të marrë një valixhe nga një pasagjer, i cili as nuk kupton se po i vidhet gjëja personale.

Bashkëpuntori tij ishte me origjinë shqiptare dhe roli i tij ishte të hutonte pasagjerët ndërkohë, që kosovari të mund të grabiste pa u vënë re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ka vënë në pranga 6 persona, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë pasi në banesën e të arrestuarve janë gjetur edhe sende të tjera me vlerë që nuk janë vjedhur në aeroportin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment