Aktualitet

Bëni kujdes! Nesër temperaturat zbresin nën 0 në zonat e ulëta, borë në këto vende, ç’do ndodhë me përmbytjet

Përllogaritjet e bëra lumi Buna do të tërhiqet nesër në shtratin natyror, ndërsa edhe Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve përgjatë ditës së sotme. IGJEUM bën me dije se lumenjtë e tjerë nuk paraqesin rrezikshmëri nga përmbytjet.
Featured image of article: Bëni kujdes! Nesër temperaturat zbresin nën 0 në zonat e ulëta, borë në këto vende, ç’do ndodhë me përmbytjet Foto ilustruese

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe nesërme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta duke shkaktuar edhe probleme me përmbytje.

Bazuar në përllogaritjet e bëra lumi Buna do të tërhiqet nesër në shtratin natyror, ndërsa edhe Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve përgjatë ditës së sotme. IGJEUM bën me dije se lumenjtë e tjerë nuk paraqesin rrezikshmëri nga përmbytjet. Sot dhe nesër priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit priten reshje dëborë.

Sa i përket temperaturave, ato pritet që të variojnë nga 4 / 10 °C në zonat bregdetare, në vendet e ulëta: 1 / 8 °C, ndërsa në vendet malore: -6 / 4 °C . Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment