Virale

“Bëni duart si shqiponjë”, faqja e memeve ‘zbulon’ trukun që sjell ujin në Tiranë: Funksionon 100%

Ky është një truk i publikuar nga faqja e memeve për të gjithë ata që nuk kanë ujë në Tiranë.
Featured image of article: “Bëni duart si shqiponjë”, faqja e memeve ‘zbulon’ trukun që sjell ujin në Tiranë: Funksionon 100% Foto Ilustruese

TIRANË– Mungesa e ujit në kryeqytet sa vjen e bëhet më shqetësuese për banorët e disa lagjeve në veçanti. Por faqja “Brryli Broadway”, e njohur për mëmët që krijon ka gjetur një ‘zgjidhje’.

Në një status në rrjetet sociale, administrator të faqes shkruajnë me humor se kanë zbuluar mënyrën se të vijë uji në shtëpitë e kryqytetit. Ata këshillojnë qytetarët që të bëjnë shqiponjën në kraharor dhe duke kërcyer të thërrasin ‘o sa mirë me qen shqiptar o hej o hej’.

Nëse vazhdoni kështu për 5 minuta do të shihni si do rrjedh ujë nga çezma. Funksionon 100%,’- shkruhet më tej në status.

Statusi i plotë

Wow funksionon!! E pabesushme!!
Për të gjithë ju nuk keni ujë në shpi. Do të hapni çezmën pozicionouni para saj pastaj me dy duar bëni shqiponjën në kraharor dhe duke kërcyer do të thërrisni o sa mirë me qen shqiptar o hej o hej… vazhdoni për 5 minuta kshu dhe do të shihni si do rrjedh ujë nga çezma. Funksionon 100%. Kjo është mahnitëse!!
Like nëse e provuat.
Kimetia 3 km larg.

Lagje të tëra të Tiranës muajin më të nxehtë të vitit, e kanë kaluar pa ujë. Dosja.al ka ngritur shqetësimin se mijëra banorë të zonës së Astirit, Yzbershtit, Laprakës dhe Freskut e kanë kaluar gushtin pa burimin kryesor të jetës.

Bashkia Tiranë dhe UKT nuk kanë reaguar aspak në lidhje me këtë shqetësim që kanë ngritur edhe vetë banorët e lagjeve të kryeqytetit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment