Aktualitet

Bënë kërkesë për ndihmë, Komuniteti Mysiman në Berat u shpërndan ushqime 20 familjeve rome

Komuniteti Mysliman në Berat ka shpërndarë ushqime për 20 familje rome, pas kërkesës së tyre për ndihmë.

BERAT-Komuniteti Mysliman në Berat në bashkëpunim me këshillin e qarkut Berat, kanë shpërndarë me rastin e Fiter Bajramit, ndihma për familjarët në nevojë. Pas një kërkese të komunitetit rom, ditën e sotme janë ndihmuar me ushqime 20 familje në Berat. Atyre u janë shpërndarë miell, sheqer, oriz, makarona, salcë, kripë dhe vaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fiter Bajrami është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët mysliman, pasi zhvillohet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Zoti ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment