Sport

Bën tamponin, futbollisti i Kombëtares U-21 del pozitiv me koronavirus, anullohet miqësorja mes dy skuadrave të Superiores

Përgjigjia nga autoritetet shëndetësore tronditi klubin e Apolonisë me Eljon Sotën që tani që është karantinuar
Featured image of article: Bën tamponin, futbollisti i Kombëtares U-21 del pozitiv me koronavirus, anullohet miqësorja mes dy skuadrave të Superiores Kombëtarja U-21
Përditësuar:

FIER-Ditën e shtunë ora 17:30 në stadiumin “Redi Maloku” ishte programuar të zhvillohej miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë, por kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.Arsyeja është se kapiteni i fierakëve Eljon Sota, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Përgjigjia nga autoritetet shëndetësore tronditi klubin me lojtarin tani që është karantinuar.

Eljon Sota

Nga frika se mos virusi përhapet tek lojtarët e tjerë klubi i Apolonisë ka informuar Kastriotin se ndeshja nuk do të luhet. Tashmë pritet që të testohen të gjithë futbollistët fierak së bashku me stafin.Në fakt lojtari nuk ka pasur shqetësime shëndetësore,por ftesa në kombëtaren u-21 e detyronte të bënte tamponin, sipas protokollit.

Provë që Sota nuk e ka kaluar dot, ndaj humbet dy kualifikueset e rradhës me kuqezinjtë, kështu Alban Bushi duhet të gjejë një tjetër alternativë në mbrojtje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

 

Shto Koment