Sport

“Bën kot si idiot në fushë”, gjesti teknik i Ronaldos ndaj Rudiger tërbon ish-futbollistin gjerman: Nuk arriti asgjë me atë…

Ylli portugez shënoi golin e parë të takimit, por u kritikua në lidhje me një pasim me takë, pasi më parë ia kishte kaluar topin sipër kokës mbrojtësit Rudiger dhe bëri sikur do ta priste me duar.
Featured image of article: “Bën kot si idiot në fushë”, gjesti teknik i Ronaldos ndaj Rudiger tërbon ish-futbollistin gjerman: Nuk arriti asgjë me atë… Cristiano Ronaldo dhe Didi Hamann

GJERMANI-Portugalia e Cristiano Ronaldos pësoi një humbje ndaj Gjermanisë me shifrat 4-2, përballje e vlefshme për Grupin F të kampionatit Europian. Ylli portugez shënoi golin e parë të takimit, por u kritikua në lidhje me një pasim me takë, pasi më parë ia kishte kaluar topin sipër kokës mbrojtësit Rudiger dhe bëri sikur do ta priste me duar.

Didi Hamann, ish-futbollisti i Gjermanisë, ishte një nga kritikët më të fortë të portugezit.”Ai është i mahnitshëm, e dimë që mund ta bëjë diçka të tillë, nuk ka nevojë që ta tregojë. Mendoj se është nënvlerësim ndaj kundërshtarit. E dimë që ai dhe Messi janë më të mirët, nuk duhet të bëjë kot si idiot në fushë”, tha Hamann.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse pyet lojtarët e Gjermanisë, ata do të të tregojnë se çfarë kanë menduar. Nuk arriti asgjë me atë veprim, maksimumi i dha forcë kundërshtarëve për të përmbysur rezultatin”, shtoi Hamann.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment