Showbiz

Bella Hadidi tregon ditën e preferuar të vitit/ Emocionon me urimin e saj

Me një postim në Instagram ajo uron të dashurin e saj me fjalët: “Edhe një minutë na ndan nga dita ime e preferuar e vitit” duke i’u referuar ditës së lindjes të së dashurit krahas një foto ku Bella dhe The Weeknd janë të veshur njësoj.
Featured image of article: Bella Hadidi tregon ditën e preferuar të vitit/ Emocionon me urimin e saj Bella Hadid dhe The Weeknd
Përditësuar:

Këngëtari The Weeknd sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 29 vjeç. Bella Hadidi partnerja e këngëtarit e ka uruar atë 1 minut pasi ora ka shënuar 00:00.

Me një postim në Instagram ajo uron të dashurin e saj me fjalët: “Edhe një minutë na ndan nga dita ime e preferuar e vitit”  duke i’u referuar ditës së lindjes të së dashurit. Krahas postimit në Instagram Bella ka postuar dhe një Instastory  ku ajo dhe The Weeknd janë të veshur njësoj.

The Weeknd dhe Bella Hadid

Ndërkohë që postimet kanë vazhduar duke treguar ku ishin duke festuar.  Dy të dashuruarit  shihen në një lokal nate me muzikë të lartë, me po të njëjtën veshje dhe shumë të  lumtur nën shoqërin e njëri- tjetrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Bella Hadid dhe The Weeknd gjatë festës së ditëlindjes

Ata filluan të dilnin në vitin 2015 dhe një vit më pas u ndanë. Në janar të 2017 këngëtari u pa në shoqërinë e Selena Gomez, me të cilën bëri edhe një udhëtim romantik në Europë. The Weeknd hoqi dorë nga Selena Gomez për t’iu rikthyer sërish Bellës. Tani dy të dashuruarit jetojnë bashkë në Nju Jork.

 

s.a/dosja.al

Shto Koment