Bota

“Bella ciao” për Ramazan nga minarja e xhamisë, “xhindosen” autoritetet turke, sekuestrojnë videot në rrjetet sociale

Nga minarja e një xhamie në qytetin Smirne, janë dëgjuar tingujt e mkëngës së famshme "Bella ciao". Ngjarja ka xhindosur autoritetet turke, të cilët kanë nisur një hetim të thelluar.

TURQI-Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar autoritetet turke ditën e djeshme. Në kohën kur pritej të fillonte lutja për Ramazan, nga minaret e një xhamie në qytetin Smirne, i cili ndodhet në brigjet e Egjeut, u dëgjuan tingujt e këngës së famshme italiane, “Bella Ciao”.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit, duke detyruar autoritetet turke që të ndërhyjnë. Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar. Prokuroria e Smirnes ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ilfattoquotidiano

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment